Bota

“Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Komandanti tha se objektet bërthamore të Izraelit janë identifikuar, duke paralajmëruar se gishti i Iranit është në këmbëz. Po ashtu Teherani gjithmonë është shprehur se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.

18 Prill 2024, 15:53 Nga E. D
“Gishtin e kemi në këmbëz”: Irani kërcënon
foto ilustruese

IRAN- Irani mund të rishikojë doktrinën e tij bërthamore, ka njoftuar një komandant i lartë i Gardës Revolucionare iraniane.

“Kërcënimet e regjimit sionist kundër objekteve bërthamore të Iranit bëjnë të mundur rishikimin e doktrinës sonë bërthamore. Nëse regjimi sionist dëshiron të ndërmarrë veprime kundër qendrave dhe objekteve tona bërthamore, ne me siguri dhe në mënyrë kategorike do të reagojmë me raketa të avancuara drejt tyre," tha Ahmad Haghtalab, përgjegjës për sigurinë. 

Komandanti tha se objektet bërthamore të Izraelit janë identifikuar, duke paralajmëruar se gishti i Iranit është në këmbëz. Po ashtu Teherani gjithmonë është shprehur se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore. Por, me sa duket, tashmë shteti iranian po ndërron mendje, shkruajnë mediat e huaja. 

Kjo pasi thuhet se goditja e objekteve bërthamore të tij është në tryezën e opsioneve që po shqyrtohen nga Izraeli për t’u hakmarrë pas sulmit.

ahmad haghtalab

Sondazh

Poll