Bota

Dubai rimëkëmbet nga moti i keq, aeroporti plotësisht funksional brenda 24 orëve

Autoritetet në aeroport, një qendër kryesore udhëtimi, po përpiqen të merren me një numër të madh të fluturimeve pas shirave të dendur që goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën.

18 Prill 2024, 15:39 Nga E. D
Dubai rimëkëmbet nga moti i keq, aeroporti plotësisht funksional
foto nga vendngjarja

DUBAI- Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait do të kthehet në kapacitetin e plotë operacional brenda 24 orëve, tha sot shefi i tij operativ Majed Al-Joker. 

Autoritetet në aeroport, një qendër kryesore udhëtimi, po përpiqen të merren me një numër të madh të fluturimeve pas shirave të dendur që goditën Emiratet e Bashkuara Arabe të martën.

"Pasi të rikthehen operacionet, ne do të vlerësojmë dëmin dhe do të jemi në gjendje të japim një numër për madhësinë e humbjeve," tha Al-Joker. 

aeroporti dubai përmbytjet

Sondazh

Poll