Bota

Arrestimi i dy personave që spiunonin për Rusinë, Gjermania thërret ambasadorin rus për sqarime

Sipas prokurorëve federalë, të dy burrat po fotografonin dhe po filmonin instalimet ushtarake gjermane dhe amerikane, linjat hekurudhore dhe infrastrukturën kryesore, me qëllim që të tentonin sabotimin me eksploziv për të prishur linjën e furnizimit me armë të ushtrisë ukrainase nga Gjermania.

18 Prill 2024, 15:46 Nga E. D
Arrestimi i dy personave që spiunonin për Rusinë, Gjermania
foto ilustruese

GJERMANI- Ministria e Jashtme gjermane thirri të enjten ambasadorin rus lidhur me arrestimin në Gjermani të dy burrave të dyshuar për planifikimin e sulmeve duke përfshirë objektivat e ushtrisë amerikane për Moskën.

Sipas prokurorëve federalë, të dy burrat po fotografonin dhe po filmonin instalimet ushtarake gjermane dhe amerikane, linjat hekurudhore dhe infrastrukturën kryesore, me qëllim që të tentonin sabotimin me eksploziv për të prishur linjën e furnizimit me armë të ushtrisë ukrainase nga Gjermania.

Prokurori federal Jens Rommel akuzon dy të dyshuarit, të cilët janë monitoruar muajt e fundit nga shërbimet sekrete gjermane, Agjencia Federale Kundër Krimit, si dhe zyrtarë amerikanë, për një seri operacionesh të paligjshme në emër të shtetit rus dhe kundër Ukrainës.

jens rommel

Sondazh

Poll