Bota

Bllokimi i qytetarëve në kufi nga Serbia, Osmani: Përgjegjësi i vetëm është Vuçiç, partnerët tanë të veprojnë shpejt

Osmani shkruan se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ju hap rrugë anëtarësimit të Kosovës. 

17 Prill 2024, 17:09 Nga r.ll
Bllokimi i qytetarëve në kufi nga Serbia, Osmani:
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar rikthimit të tensioneve në veri, ku rreht 300 shqiptarë të Kosovës u bllokua në pikat kufitare nga Serbia për disa orë.

Në një postim në "X", Osmani shkruan se Serbia po hakmerret pas votimit të mbrëmshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku ju hap rrugë anëtarësimit të Kosovës. 

Për këtë ngjarje Osmani bëri përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ndërsa i ka bërë thirrje partnerëve për veprim të shpejtë.

POSTIMI: 

Serbia po hakmerret ndaj qytetarëve të Kosovës, një ditë pas votimit të Këshillit të Evropës në APKE, duke mbajtur shumë pengje në pikat kufitare, duke i frikësuar, konfiskuar dokumente dhe duke i privuar nga ushqimi. Një njeri është përgjegjës për këtë: Vuçiq. Ashtu siç bëra gjatë gjithë ditës, u bëj thirrje partnerëve tanë për veprim të shpejtë.

vjosa osmani tensionet ne veri te kosoves aleksander vucic

Sondazh

Poll