Bota

Votimi pro Kosovës për avancimin për anëtarësimin në KiE, Petkoviç: Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë

Petkoviç në një postim në platformën "X" shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

17 Prill 2024, 09:47 Nga N.F
Votimi pro Kosovës për avancimin për anëtarësimin
Petkoviç



SERBI- Drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviç ka reaguar ndaj Këshillit të Evropës rreth votimit pro për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Petkoviç në një postim në platformën "X" shkruan se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u turpërua si kurrë më parë duke mbështetur rekomandimin për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

Sipas tij para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 16 maj nuk do të merret vetëm vendim për anëtarësimin e Kosovës, por vendim për kuptimin e ekzistencës së kësaj organizate ndërkombëtare.

Edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç shkroi dje se  data 16 prill është ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

 

petar petkoviç kosova serbia kie

Sondazh

Poll