Bota

"Gjyshërit nuk duan që ajo të ketë të bëjë me të", babai pilot i vrau nënën, vajza e Caroline merr mbiemrin e saj

Këtë e bëri të ditur avokati i familjes Crouchs, Thanasis Harmanis.

17 Prill 2024, 08:05 Nga M.B
"Gjyshërit nuk duan që ajo të ketë të
Autori dhe viktima

GREQIA- Lidia, vajza e Caroline Crouchs, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, ka marrë dje zyrtarisht mbiemrin e nënës. Këtë e bëri të ditur avokati i familjes Crouchs, Thanasis Harmanis. Mësohet se vajza e vogël ndryshoi mbiemrin e Anagnostopoulos në atë të nënës së saj dhe jeton në Filipine me gjyshërit e saj.

“Një proces përfundoi dhe ishte e qartë që fëmija do të ndryshonte mbiemrin”, tha Harmanis.

Synimi për të ndryshuar mbiemrin nga ai i babait të nisi në qershor 2021 kur ai u arrestua në shërbimin përkujtimor të Caroline pasi u mësua se ai ishte vrasësi i saj. Prindërit e Carolinës jo vetëm që donin që mbesa e tyre të rritej larg Greqisë, por edhe të ndryshonin mbiemrin për të mos e lidhur atë sadopak me të atin.

Babis Anagnostopoulos mbyti gruan e tij, Caroline Crouchs në sy të vajzës së tyre dhe për gjashtë javë mashtroi policinë dhe familjen e saj, duke pretenduar se hajdutët kishin hyrë në shtëpi dhe i kishin vrarë Caroline dhe kishin mbytur qenin tyre. Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2021 në Greqi.

caroline crouchs

Sondazh

Poll