Bota

Nuk gjen qetësi familja Sanduloviç, trondit politikani serb: Vajza ime Klara ishte shënjestër e një atentati!

Sipas tij disa persona pa treguar se kush, kanë hedhur sheqer në rezervuarin e makinës së vajzës së tij. Kjo sipas Sanduloviçit, për pak sa nuk shkaktoi shpërthim.

17 Prill 2024, 08:11 Nga N.F
Nuk gjen qetësi familja Sanduloviç, trondit politikani serb: Vajza
Nikola Sanduloviç

SERBI- Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviç ka tronditur së fundmi me një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në "X". Në postimin e tij Sanduloviç shkruan se dikush ka vënë në shënjestër të atentatit vajzën e tij, Klarën.

Sipas tij disa persona pa treguar se kush, kanë hedhur sheqer në rezervuarin e makinës së vajzës së tij. Kjo sipas Sanduloviçit, për pak sa nuk shkaktoi shpërthim.

“Pas rrëmbimit tim dhe tentativës për vrasje, tashmë vajza ime Klara ishte shënjestër e një atentati!!!Ata hynë në makinën e saj dhe i hodhën sheqer në rezervuarin e saj, i cili bllokoi plotësisht motorin ndërsa ajo po e drejtonte dhe për pak sa nuk shkaktoi një shpërthim. Vetëm me qetësinë e saj arrin të shmangë një aksident gjatë drejtimit dhe të ndalojë në mënyrë të sigurt makinën.

Makina ndodhet aktualisht në një qendër shërbimi të autorizuar ku motori është çmontuar plotësisht për të përcaktuar nëse sheqeri është derdhur në rezervuar. Regjimi kriminal në Serbi nuk heq dorë nga synimi për të më eliminuar fizikisht mua dhe vajzën time Klara. A do ta shikojë bota dhe komuniteti ndërkombëtar me qetësi dhe do ta lejojnë të ndodhë? A ka pasur një rast identik me opozitarin e vrarë Navalny?”, pyet ai.

Sanduloviq poshtë këtij njoftimi ka etiketuar dhe përmednur agjenci të ndryshme informative botërore duke kërkuar ndihmë. Kjo situatë është regjistruar pak muaj pasi vetë Sanduloviç u dhunua nga forcat e BIA-s sepse kreu homazhe në Prekaz si dhe u shpreh se Serbia ka kryer akte të rënda ndaj Kosovës.

nikola sanduloviç serbi vucic

Sondazh

Poll