Bota

"Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis", Kurti për Asociacionin: Nuk bëj hapa që rrezikojnë vendin

Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave, ka formulimet e saj kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.  

17 Prill 2024, 07:39 Nga M.B
"Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për
Dora Bakoyannis dhe Albin Kurit

KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova ka një shancë të jashtëzakonshme për anëtarësim në KiE dhe se sipas tij nuk ka ndonjë rast tjetër në historinë e Këshillit të Evropës që Këshilli i Ministrave ka shpërfillur mbështetjen e Asamblesë Parlamentare. Ndërsa për çështjen e “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, Kurti tha se nuk dëshirojnë që ta shndërrojnë marrëveshjen bazike në mjet për atë që quhet  “Asociacion". Ai tha se Kosova sa i përket të drejtave të pakicave, ka formulimet e saj kushtetuese dhe ligjore si pak kush tjetër në botë.  

“Mbështjetja për Kosovën nuk ishte thjeshtë vetëm masive por ishte edhe e thellë meqenëse edhe debati dhe argumentet u fituan”, tha Kurti për RTK.

Nga ana tjetër, për kërkesat e shteteve të QUINT-it Kurti tha se vendet që e kanë njohur Kosovën si shtet nuk bën që të mbajnë qëndrim më poshtë se deputetja greke Dora Bakoyannis.

“Shtetet e QUNT-it mos të kërkojnë më pak për Kosovën se Dora Bakoyannis, ose mos të bëjnë për Kosovën trysni më shumë se ajo (Bakoyannis) që vjen nga një shtet që nuk e ka njohur Kosovën”, tha Kurti.

I pyetur se a është i gatshëm që të rrezikojë anëtarësimin në Këshill të Evropës, nëse çmimi është lëvizja drejt asociacionit, Kurti tha se nuk bën hapa që rrezikojnë sovranitetin, integritetin territorial, kushtetueshmërinë dhe ligjmërinë e Kosovës.

albin kurti

Sondazh

Poll