Bota

Drita jeshile për anëtarësimin në KiE, Osmani: Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar si një shtet që ndan parimet tona

Osmani në reagimin e tij shkroi Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar si një shtet që ndan vlerat dhe parimet me vendin e tij.

16 Prill 2024, 22:47 Nga N.F
Drita jeshile për anëtarësimin në KiE, Osmani: Maqedonia e
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka uruar vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Ditën e sotme Asambleja votoi pro që Kosova të vazhdoj rrugëtimin edhe më tej drejt anëtarësimit në KiE. Osmani në reagimin e tij shkroi Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar si një shtet që ndan vlerat dhe parimet me vendin e tij.

“Urime për vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE. 131 PO e sjell Kosovën në votim të Këshillit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në maj 2024. Maqedonia e njeh aspiratën e Kosovës për t’u bashkuar si një shtet që ndan vlerat dhe parimet tona”, shkroi ai.

Fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës tashmë do ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

bujar osmani kosova maqedonia kie

Sondazh

Poll