16 Prill 2024, 08:41
Nga M.B
Vëllezërit dhe 'Rrumi' i Shijakut
DURRËS- Krahu i djathtë i 'Rrumit të Shijakut', Agron Bejdolli është vënë në pranga në Durrës pasi ishte në kërkim. Bejdolli është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me 'Rrumin', të dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj në tetor 2022. Bëhet me dije se Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij në Spitallë të Durrësit.
Ngjarja nisi nga një përplasje ne autostradën Tiranë-Durrës ku dy vëllezërit Beqiraj ishin duke qarkulluar me një motor 'Piaggo'. Ato u përplasën nga një mjet, i cili kishte brenda 4 persona. Vëllezërit shkuan për t'u sqaruar, por situata agravoi. Gjatë konfliktit, Indrit Beqiraj është marrë peng. Ndërsa policia ishte vënë në lëvizje për ta liruar atë, autorët e kanë lënë të lirë, kanë braktisur mjetin dhe janë arratisur. Midis tyre dyshohet të ketë qenë edhe “Rrumi”.
Më pas, operacioni policor i koduar “Porositësi”, u organizuar nga Policia e Durrësit pas dëshmisë së dy vëllezërve Beqiraj, të cilët denoncuan në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre nga disa persona, për të përfunduar më pas në pranga si “vrasës me pagesë”. Zbërthimi i tyre përpara organeve të hetimit ka mundësuar jo vetëm veprimtarinë e tyre kriminale, por edhe zbardhjen e disa vrasjeve, të cilët kishin mbetur në sirtarët e policisë si ngjarje pa autorë.
Vëllezërit kishin marrë porosi edhe për eliminimin e Aleksandër Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe edhe si “Rrumi” i Shijakut. Një nga personat e përfshirë në dhunimin e vëllezërve gjatë së shtunës ishte pikërisht miku i “Rrumit”, i cili me sa duket ka pasur informacion për tentativën e tyre për ta vrarë.
agron bejdolli
Aktualitet
16 Prill 2024, 08:09
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e djeshme trupa e Teatrit Kombëtar ka marrë një mesazh ku thuhej se ky institucion i informonte se duhej ...
Aktualitet
16 Prill 2024, 07:14
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Si r...
Aktualitet
15 Prill 2024, 22:17
r.ll
Foto ilustruese
MALËSI E MADHE- Para pak ditësh në 10 prill emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi sesi nga portali “infer...
Aktualitet
15 Prill 2024, 22:13
r.ll
mani sula
LUSHNJE- Mani Sula, një qytetar nga Thana, Lushnje tregon për “Stop” në Tv Klan se prej thuajse një viti bashk&eu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 22:09
r.ll
foto ilustruese
LUSHNJE- Mani Sula tregon për “Stop” në Tv Klan se pas një martese 30-vjeçare, prej gati një viti nu...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:53
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për arrestimin e ish kryetarit të Komunës së Bërxullës, Ymer Mar...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:41
I.A
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për tjetërsimin e rreth 45 hektarëve në Spitallë të Dur...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:28
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- Kalimi i migrantëve të parregullt në rrugën e Ballkanit Perëndimor shënoi një rënie t&...
Aktualitet
15 Prill 2024, 21:24
r.ll
Foto ilustruese
FIER- Me një praktikë të paprecedentë, ku medias dhe publikut iu mbyllën dyert, Këshilli Bashkiak i Fierit mi...
Aktualitet
15 Prill 2024, 20:01
E. D
foto nga vendngjarja
DRENOVË- Një person është arrestuar gjatë kontrollit familjar në burgun e Drenovës pasi kishte l&eu...