Bota

Shkëputet kablloja elektrike dhe bie mbi autobusin e turistëve, 6 të lënduar në Athinë

Aksidenti ka ndodhur pasi një kabllo është shkëputur dhe ka rënë mbi një autobus turistik, ku për pasojë kan mbetur të plagosur 6 persona. 

15 Prill 2024, 16:58 Nga E. D
Shkëputet kablloja elektrike dhe bie mbi autobusin e turistëve, 6
foto ilustruese

ATHINË- Një aksident është regjistrua mesditën e sotme në qendër të Athinës. Aksidenti ka ndodhur pasi një kabllo është shkëputur dhe ka rënë mbi një autobus turistik, ku për pasojë kan mbetur të plagosur 6 persona. 

Gjithashtu rënia e kabllit ka shkaktuar dëmtime në autobus, ndërsa gjashtë turistët kanë mbetur të plagosur lehtë, pa asnjë lëndim lidhur me goditje elektrike, vetëm gërvishtje

Menjëheë në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat për t'i dhënë ndihmën e parë të lënduarve. Por ssnjë nga turistët e plagosur, mes tyre një familje me dy fëmijë, nuk kishte nevojë të transferohej në spital.

aksident në athinë

Sondazh

Poll