Bota

FBI nis hetimin mbi çështjen e shembjes së urës në Baltimore

Në fund të marsit, kjo anije me kontejnerë goditi një skelë në urën Francis Scott Key në Baltimore në bregun lindor të SHBA, duke shkaktuar shembjen e saj.

15 Prill 2024, 16:19 Nga S.B
FBI nis hetimin mbi çështjen e shembjes së urës në
pamje nga ngjarja

SHBA- FBI nisi një hetim pas shembjes së urës në Baltimore, në lindje të Shteteve të Bashkuara, në të cilën u përplas një anije me kontejnerë. Në një email për AFP, FBI konfirmoi se ishte "në bordin e anijes Dali" për të kryer "operacione policore mjeko-ligjore" atje, pa elaboruar ose konfirmuar nisjen e një hetimi.

Në fund të marsit, kjo anije me kontejnerë goditi një skelë në urën Francis Scott Key në Baltimore në bregun lindor të SHBA, duke shkaktuar shembjen e saj. Janë nxjerrë trupat e dy punëtorëve që po punonin në urë për mirëmbajtjen e rrugës, ndërsa katër persona të tjerë që mbeten të zhdukur mendohet se kanë vdekur.

Gazeta amerikane tha se ky "hetim penal" synon të përcaktojë "të paktën pjesërisht" nëse ekuipazhi u nis duke ditur se anija kishte probleme serioze mekanike, sipas dy zyrtarëve amerikanë, të cilët folën në kushte anonimati. Pasi njoftoi autoritetet për një humbje të fuqisë për shkak të problemeve me shtytje, anija goditi urën.

Anija mbetet e bllokuar në vend, nën rrënojat e urës, duke bllokuar një pjesë të transportit detar në një nga portet më të ngarkuara të vendit.

ura e baltimore shba fbi

Sondazh

Poll