Bota

Sulmi i Iranit/ Izraeli: Po shikojmë të gjitha opsionet

Zëdhënësi i qeverisë David Mencer tha në një konferencë shtypi se Izraeli po ruan të gjitha opsionet e tij. 

15 Prill 2024, 16:31 Nga E. D
Sulmi i Iranit/ Izraeli: Po shikojmë të gjitha opsionet
foto ilustruese

IZRAEL- Kabineti i luftës në Izrael është mbledhur për të dytën ditë radhazi për të diskutuar se si vendi do t’i përgjigjet sulmit të Iranit. Zëdhënësi i qeverisë David Mencer tha në një konferencë shtypi se Izraeli po ruan të gjitha opsionet e tij. 

“Ne rezervojmë të drejtën të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të mbrojtur këtë vend”, tha ai.

Gjithashtu Teherani u zotua të hakmerret për sulmin e dyshuar izraelit në konsullatën iraniane në Damask në fillim të këtij muaji. Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se sulmi ndaj konsullatës e justifikonte përgjigjen e Iranit. Ai theksoi se Irani nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara.

lufta në lindjen e mesme

Sondazh

Poll