Aktualitet

FOTO/ Pëplasja fatale në Prrenjas-Qafë Thanë, ja kush është e reja që u aksidentua për vdekje nga shoferi i dehur

Nga ky aksident, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma, por pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

15 Prill 2024, 10:36 Nga M.B
FOTO/ Pëplasja fatale në Prrenjas-Qafë Thanë, ja kush
Eneida Pishkashi

PRRENJAS- Një aksident fatal u regjistrua më 9 prill në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanënjë ku një familje me 6 anëtarë u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi. Nga ky aksident, 24-vjeçarja Eneida Pishkashi u plagos rëndë dhe përfundoi në koma, por pas 5 ditësh te spitali i Traumës në Tiranë ajo ndërroi jetë.

Drejtuesi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pasi 5 ditëve në koma, pasi më parë u la në gjendje të lirë. Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, kur ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 persona të tjerë.

Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi.

 

aksident prrenjas

Sondazh

Poll