Aktualitet

I shpallur në kërkim për drogë, merr fund arratia e 35-vjeçarit në Elbasan, vihet në pranga

I arrestuari është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. 

15 Prill 2024, 10:31 Nga N.F
I shpallur në kërkim për drogë, merr fund arratia e
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Elbasan. I arrestuari është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. 

Sipas njoftimit të policisë i arrestuari u vendos në pranga pas bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë.

Njoftimi i plotë:

DVP Elbasan/ I shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kapet si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan arrestim droge

Sondazh

Poll