Art&Argëtim

Viti 1946/ Kur mersedezi i mbretit Zog, dhurata nga Adolf Hitler shitej në ankand për vlerën marramendëse

22 Nëntor 2019, 09:51 Nga DOSJA
Viti 1946/ Kur mersedezi i mbretit Zog, dhurata nga Adolf Hitler shitej në

FRANCË- Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të mercedezit të mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për mbretin Zog, shkrimi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj :

Tradëtia në qendër të vëmendjes

Në gazetën britanike “The Autocar”, lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues : “Në shitje Mercedez i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi : 3,250 sterlina…”.

1.623.000 franga, nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë, ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e mbretit Faruk të Egjiptit.

Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë ! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet…

(Marrë nga Darsiani.com)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur adolf hitler mbreti zog mersedesi adolf hitler mbreti zog mersedesi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Nëntor 2019, 08:09

Jeta në Tokë/ NASA zbulon sheqer në asteroid

TIRANË–  Një ekip ndërkombëtar i shkencëtarëve ka zbuluar përbërje sheqeri  “bio-thelbësorë” në meteorët të cilët gjithashtu përmbajnë pë...