Art&Argëtim

“Puna të çon te fati yt”, Manjola Nallbani: Nuk jam fataliste, por besoj në fat

22 Nëntor 2019, 07:54 Nga DOSJA
“Puna të çon te fati yt”, Manjola Nallbani: Nuk jam

TIRANË- Manjola Nallbani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar pasi zëri i saj gjithmonë ka ngritur në këmbë salla të mëdha me fansa dhe njerëz që e duan  këngën e saj.

Teksa sëfundmi Manjola ka qenë e ftuar në emisionin  “Këndo Këngën Time” në ‘Vizion Plus’ ka folur  si për jetën profesionale edhe për atë private.

Moderatori Ardit Roshi u ndal edhe te një nga këngët e artistes me titullin “Je fati im” duke e kthyer vite mbrapa artisten.

“Unë besoj shumë te fati i njeriut, besoj shumë te energjia e njeriut. Sigurisht jo në sensin e të qenit fataliste. Ti e di qe do bien tjegulla dhe gurë nga qielli dhe ti prapë të dalësh e të shëtisësh. Jo ta kërkosh vetë punën e fatit e as ti dalësh makinës përpara. Njeriu duhet të bëjë maksimumin në jetën e vetë, për të mirën e vetes dhe për tu përpjekur që ti ti arrish gjërat. Nëse arrin diçka të thuash e arrita këtë sepse u përpoqa shumë.  Po se ç’kamë një përshtypje që e gjithë kjo punë do të çoj te fati yt,- është shprehur Manjola.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz këndo këngën time manjola nallbani këndo këngën time manjola nallbani

Sondazh

Poll