Sport

VIDEO / Interi ndalet nga Cagliari, festa e titullit për derbin!

Për të fituar Scudetton tashmë në javën e ardhshme, Interi do të duhet të fitojë derbin, ndërsa pika e fituar nga Cagliari është një hap i rëndësishëm drejt shpëtimit.

14 Prill 2024, 22:46 Nga DOSJA
VIDEO / Interi ndalet nga Cagliari, festa e titullit për derbin!

ITALI - Interi nuk shkoi përtej një barazimi 2-2 në shtëpi kundër Cagliarit të Ranierit dhe si rrjedhojë mbeti +14 ndaj Milanit të vendit të dytë, duke mos përfituan më tej nga ngadalësimi i kuqezinjve.

Në San Siro, zikaltrit kaluan në epërsi dy herë, fillimisht me Thuram në minutën e 12-të dhe më pas një penallti nga Calhanoglu në minutën e 74-të, por ata u kapën në të dyja rastet nga kuqeblutë, në fillim nga Shomurodov në minutën e 65-të dhe më pas nga Viola pesë minuta nga fundi.

Për të fituar Scudetton tashmë në javën e ardhshme, Interi do të duhet të fitojë derbin, ndërsa pika e fituar nga Cagliari është një hap i rëndësishëm drejt shpëtimit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll