Sport

Lajmet e para për gjendjen e Ndickas: “Eshtë në spital, jashtë rrezikut për jetën!” - VIDEO

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, u shpëtua nga shokët e tij të skuadrës, me Svilar që kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe tërhoqi vëmendjen e arbitrit.

14 Prill 2024, 22:27 Nga DOSJA
Lajmet e para për gjendjen e Ndickas: “Eshtë në spital,

ITALI - Momente frike në ndeshjen Udinese – Roma, për mborjtësin e verdhekuqëve Evan Ndicka, i cili vuan nga një sëmundje dhe u rrëzua në fushë në minutën e 71-të.


Futbollisti nga Bregu i Fildishtë, u shpëtua nga shokët e tij të skuadrës, me Svilar që kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte dhe tërhoqi vëmendjen e arbitrit. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë me defibrilatorin, por që nuk ishte nevoja për ta përdorur: “Ndicka e bëri të qartë se ndjeu një dhimbje në gjoks. Ai është transportuar në spital, ku do të qëndrojë nën vëzhgim gjatë gjithë natës, jashtë rrezikut për jetën.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll