Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në aksin Fushë Milot-Thumanë, shpëton pa lëndime shoferi

Sipas raportimeve makina është përfshirë nga flakët vetëm pak momente më parë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

13 Prill 2024, 20:45 Nga r.ll
Përfshihet nga flakët makina në aksin Fushë
foto ilustruese

MILOT- Është përfshirë nga flakët një automjet mbrëmjen e sotme në segmentin e autostradës Fushë Milot-Thumanë, pranë Fushë Mamurrasit.

Sipas raportimeve makina është përfshirë nga flakët vetëm pak momente më parë, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësish nuk ka pasur persona të lënduar.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Fushë Milot-Thumanë”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

merr flake makina aksi thumane-milot

Sondazh

Poll