Aktualitet

Shkaktoi aksidentin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ndalohet 44-vjeçari që përplasi me makinë 4 persona (EMRI)

Të plagosur nga goditja mbetën të lënduar katër personat që udhëtonin me automjetin që ishte ndaluar në servis.

13 Prill 2024, 17:19 Nga r.ll
Shkaktoi aksidentin në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, ndalohet
makina ne servis

ELBASAN- Policia ka ndaluar 44-vjeçarin, Jetmir Daci që shkaktoi aksidentin në aksin rrugor Prrenjas- Qafë Thanë, ku si pasojë u plagosën 4 persona. 

44-vjeçar, humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe goditi një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Të plagosur nga goditja mbetën të lënduar katër personat që udhëtonin me automjetin që ishte ndaluar në servis.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Elbasan

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale të kryera për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 08.04.2024, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, ku si pasojë mbetën të dëmtuar 4-shtetas, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë ndaluar me iniciativë shtetasin J. D., 44 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Shtetasi J. D., me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat” (pasagjerë që udhëtonin në këtë automjet).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

aksident prrenjas- qafe thane

Sondazh

Poll