Aktualitet

Manovra të gabuara me mjetet çuan në përplasje, procedohen 2 persona në Gjirokastër

Edhe shoferi i autobusit gjithashtu është proceduar penalisht, pasi kreu parakalim të gabuar.

13 Prill 2024, 13:53 Nga M.B
Manovra të gabuara me mjetet çuan në përplasje, procedohen
Foto ilustruese

GJIROKASTRA- Një 60-vjeçar nga Memaliaj është proceduar penalisht pasi duke kryer manovra të gabuara, është përplasur me një autobus. Edhe shoferi i autobusit gjithashtu është proceduar penalisht, pasi kreu parakalim të gabuar.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit R. R., 60 vjeç, banues në Memaliaj dhe Gj. V., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi R. R. ka kryer manovër të gabuar me automjetin e tij, i cili për pasojë është përplasur me autobusin që drejtohej nga shtetasi Gj. V., i cili gjithashtu po kryente manovër (parakalim) të gabuar. Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasi R. R.

manovra te rrezikshme

Sondazh

Poll