Aktualitet

Kanabisi në Lezhë/ Gjykata lë me "detyrim paraqitje" Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist: Nuk ka prova për përfshirje në veprimtari

Mësohet se ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.

13 Prill 2024, 11:51 Nga M.B
Kanabisi në Lezhë/ Gjykata lë me "detyrim paraqitje"
Armando Ndreca dhe Eduart Ndreca

LEZHA- Paraditen e sotme kanë dalë para Gjykatës së Lezhës Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellazi, të cilët u arrestuan disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivim të lëndëve narkotike. Mësohet se ata u lanë në burg, ndërsa Gjykata e Lezhës vendosi detyrim paraqitje për Armando Ndrecën, vëllai i deputetit socialist Eduart Ndreca.

Po ashtu, gjykata e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin e tij nga policia duke argumentuar se për Ndrecën nuk ka prova që është përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Ndreca u arrestua si bashkëpunëtor i dyshuar së bashku me dy të tjerët më 11 prill.

Atë ditë policia sekuestroi 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie kriminale dhe 3 celularë.  Kontrolle u kryen edhe në banesën e të arrestuarve ku janë gjetur 3 armë të ftohta dhe 1 maskë. Operacioni anti-kanabis është zhvilluar në fshatin Kashnjet të Lezhës për të cilin policia njoftoi se në stanin e përshtatur për kultivimin e drogës ishin instaluar llamba të cilat ishin me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

armando ndreca

Sondazh

Poll