12 Prill 2024, 19:05
Nga E. D
foto ilustruese
SHBA- Ndërsa administrata e Presidentit Biden dhe Senati kërkojnë nga Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin, një eksperte e Institutit Amerikan Enterprise thotë se aleatët e Shteteve të Bashkuara nuk janë të vetmit që kanë nevojë për rritjen e përkrahjes financiare. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, edhe industria e mbrojtjes amerikane gjithashtu ka nevojë të madhe për mbështetje.
Mbështetja e Amerikës për ushtritë e Ukrainës dhe Izraelit ka rritur kërkesat në industrinë amerikane të mbrojtjes.
Fabrikat në të gjithë vendin kishin duhet të prodhonin armë dhe municione me një ritëm të paparë në dekada.
Por një eksperte paralajmëron se kjo industri nuk po mundet të mbajë ritmin para kërcënimeve komplekse, duke filluar nga agresioni rus në Evropën Lindore ...te sulmet e militantëve që kanë mbështetjen e Iranit në Detin e Kuq.
“Marina po përdor më shumë raketa 'Tomahawk' brenda një jave se sa ka blerë gjatë gjithë vitit të kaluar. Kjo ka të bëjë me normat e prodhimit në kohë paqeje që duhet të ndryshohet përmes përkrahjes shtesë për sigurinë kombëtare”, thotë Mackenzie Eaglen, eksperte për gatishmërinë ushtarake në Institutin Amerikan Enterprise.
Fjala është për projekt-ligjin e miratuar nga Senati me miliarda dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe vetë Shtetet e Bashkuara.
“Pesëdhjetë miliardë dollarë nga kjo, do të shfrytëzohen nga industria jonë e mbrojtjes. Kjo ka rëndësi të madhe edhe për sigurinë tonë kombëtare. Por Ukraina ka rëndësi jo vetëm për Evropën. Ka rëndësi për të gjithë botën”, thotë Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Rëndësia kuptohet edhe nga fakti se Kina po vëzhgon se si SHBA-të dhe aleatët e saj reagojnë ndaj situatave të vështira.
“Pekini e di se sa raketa po blejmë apo prodhojmë në vit dhe sigurisht ato që kemi nuk mjaftojnë për të parandaluar një luftë në Azi”, thotë ekspertja Eaglen.
Kina ka kërcënuar të pushtojë Tajvanin nëse është e nevojshme, një veprim që do të trondiste të gjithë rajonin e Paqësorit.
Demokratët dhe republikanët në Senat këtë javë i kërkuan Dhomës për të votuar projekt-ligjin për sigurinë kombëtare.
“Sigurisht shpresoj që ky projekt-ligj do të miratohet shumë shpejt”, thotë Roger Wicker, senator republikan.
Projektligji financon dërgimin e më shumë nëndetëseve amerikane për një patrullim më të mirë të Paqësorit, një pjesë e të cilës mbulon operacionet e vazhdueshme të Ushtrisë në Evropë./VOA
Bota
12 Prill 2024, 18:45
E. D
Joe Biden dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti Joe Biden dhe ish-Presidenti Donald Trump po e përqendrojnë fushatën tek sulmet ndaj njëri ...
Bota
12 Prill 2024, 18:38
E. D
foto ilustruese
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka kërkuar ambasadorit kinez në Beograd, Li Ming, që Kin...
Bota
12 Prill 2024, 18:04
E. D
foto nga vendngjarja
FERIZAJ- Autoritete marin turpin e së ndjerës nga objeki i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. 21-...
Bota
12 Prill 2024, 18:03
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
KOSOVA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë premte në Ferizaj në Kosovë ku një ...
Bota
12 Prill 2024, 17:54
E. D
foto nga vendngjarja
FERIZAJ- Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dalë me një njoftim për ngjarjen tragjike që ndodhi sot në F...
Bota
12 Prill 2024, 17:36
E. D
foto ilustruese
FERIZAJ- Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj ku një grua u vra nga të shtënat me armë z...
Bota
12 Prill 2024, 17:45
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Ferizaj ku mbe...
Bota
12 Prill 2024, 17:27
S.B
Kate Middleton
BRITANI E MADHE- Ndërsa Princesha e Uellsit Kate Middleton po i nënshtrohet kimioterapisë për një lloj kanceri...
Bota
12 Prill 2024, 17:24
E. D
Ejup Maqedonci
KOSOVË- Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, kërkoi nga NATO-ja që të trajtojë me seriozitet vendos...
Bota
12 Prill 2024, 17:17
E. D
Mark Rutte
UKRAINA- Kryeministri holandez Mark Rutte tha se Holanda do t'i sigurojë Ukrainës 1 miliardë euro shtesë në mbësh...