Bota

Vrasja në Ferizaj/ Kryetari: Autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale

21-vjeçarja me iniciale E.C dyshohet se u vra sot nga ish-bashkëshorti ku mbeti i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.

12 Prill 2024, 18:04 Nga E. D
Vrasja në Ferizaj/ Kryetari: Autori ka kërcënuar me armë
foto nga vendngjarja

FERIZAJ- Autoritete marin turpin e së ndjerës nga objeki i Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. 21-vjeçarja me iniciale E.C dyshohet se u vrasot nga ish-bashkëshorti ku mbeti i plagosur edhe vëllai i saj i mitur.

Autoritete qëndruar pranë objektit të Qendrës për Punë Sociale dhe ka sjellë pamjet nga vendi i ngjarjes. Sipas kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, autori ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e Qendrës për Punë Sociale. 

“Viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni. Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional. Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit. Sot, të gjithë të tronditur bashkëndjejmë me familjen e viktimës! Ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës dhe urojmë shërim të shpejt për të plagosurin!”, ka shkruar Aliu.

agim aliu

Sondazh

Poll