Bota

Detaje të reja nga vrasja në Ferizaj/ Kryeprokurori: Ngjarja ka ndodhur nga një mosmarrëveshje

Gjithashtu ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

12 Prill 2024, 17:36 Nga E. D
Detaje të reja nga vrasja në Ferizaj/ Kryeprokurori: Ngjarja ka
foto ilustruese

FERIZAJ- Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Ferizaj ku një grua u vra nga të shtënat me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj janë bërë me dijet mosha dhe inicialet e tyre. Gruaja që u vra është 21-vjeçe me iniciale E.C ndërsa ish-bashkëshorti i saj 36 vjeç me iniciale V.A.

Gjithashtu ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit

Për rastin gjithashtu ka folur edhe Kryeprokurori në Ferizaj, Shukri Jashari, i cili ka thënë se dyshohet që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, tha Jashari.

vrasja në ferizaj

Sondazh

Poll