Bota

E rëndë në Ferizaj/ Ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan

Gjithashtu autori ka ikur fillimisht nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pak minuta pas vrasjes. 

12 Prill 2024, 15:57 Nga E. D
E rëndë në Ferizaj/ Ish-bashkëshorti dyshohet se vrau gruan
foto ilustruese

FERIZAJ- Një grua është vrarë sot në Ferizaj, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur. Bëhet me dije se i dyshuari për vrasjen është ish-bashkëshorti i viktimës. Gjithashtu autori ka ikur fillimisht nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar pak minuta pas vrasjes. 

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli. Po ashtu Veseli tha se vrasja ka ndodhur te Qendra për Punë Sociale.

“Më datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, tha Veseli.

të shtëna në ferizaj

Sondazh

Poll