Aktualitet

Lëvizte me armë me vete, vihet në pranga 36-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia i ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje. 

12 Prill 2024, 09:55 Nga r.ll
Lëvizte me armë me vete, vihet në pranga 36-vjeçari
pamje nga arrestimi

VAU I DEJËS- Policia ka vënë në pranga një 36-vjeçar në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me armë me vete. 36-vjeçari është lokalizuar në Fshat të Ri dhe sapo ka parë forcat e policisë ka tentuar të largohet, por është vënë menjëherë në pranga. 

Policia i ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të cilën e mbante pa leje. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

vau i dejes

Sondazh

Poll