Aktualitet

Në kërkim për drogë nga autoritetet italiane, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në aeroport në Valencia (EMRI+FOTO)

Daci raportohet se është një person me precedentë të shumtë penalë në Itali ku ishte arrestuar në vitin 2018 si pjesë e një grup kriminal i trafikur ndërkombëtar të drogës.

12 Prill 2024, 09:11 Nga N.F
Në kërkim për drogë nga autoritetet italiane, arrestohet
Foto ilustruese

SPANJË- Autoritet spanjolle kanë vënë në pranga një 37-vjeçar shqiptar në aeroportin e Manisës në Valencia. Mësohet se i arresturi është Vullnet Daci i njohur me pseudonimin “Ledi”. Daci raportohet se është një person me precedentë të shumtë penalë në Itali ku ishte arrestuar në vitin 2018 si pjesë e një grup kriminal i trafikur ndërkombëtar të drogës.

Gjithashtu emri tij ka dalë sërish si i përfshirë edhe në operacionin “Kulmi” në 2020, sërish për trafik ndërkombëtar droge. Daci ishte arrestuar për herë të fundit në korrik 2020 pasi kishte qëlluar disa herë me armë në një lokal të mbushur me njerëz në qendrën historike të Fasanos, pas një debati në rrugë me persona të tjerë.


Megjithatë, në vitin 2023 ai ndodhej mesa duket në “Arrest shtëpie” pasi sipas mediave italiane ishte larguar nga banesa e tij në Modugno në verën e atij viti. Nga hetimet rezulton se ai ishte larguar fillimisht në Francë, ndërsa ditët e fundit është arritur të lokalizohet dhe kapet pas nje bashkëpunimi ndërkombëtar në aeroportin e Valencias në Spanjë. Daci pas kthimit në Itali do të duhet të vuajë dënimin me 5 vjet e 11 muaj burg.

Në kërkim për drogë nga autoritetet italiane, arrestohet

valencia spanje shqiptar vullnet daci

Sondazh

Poll