Aktualitet

Shkaktoi aksidentin me një të plagosur dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 20-vjeçari në Maliq

Policia ka identifikuar dhe kapur 20-vjeçarin që drejtonte makinën, i cili në momentin e aksidentit u largua nga vendngjarja. 

12 Prill 2024, 07:11 Nga r.ll
Shkaktoi aksidentin me një të plagosur dhe u largua nga vendngjarja,
foto ilustruese

MALIQ- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë urës së fshatit Zvezdë në Maliq, ku një automjet tip "Audi" ka përplasur një person, i cili u dërgua në spital. 

Policia ka identifikuar dhe kapur 20-vjeçarin që drejtonte makinën, i cili në momentin e aksidentit u largua nga vendngjarja. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e sotme, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur pranë urës së fshatit Zvezdë, Maliq, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit tip "Audi", i cili u largua nga vendi i aksidentit, konkretisht shtetasit K. F., 20 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ka përplasur një karrocë me drejtues shtetasin F. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Aktualisht 20-vjeçari, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

aksident ne maliq

Sondazh

Poll