Bota

Polonia heq detyrat e shtëpisë/ Gëzojnë nxënësit e fillores, dëshpërim te mësuesit

Në kuadër të nismës, mësuesve nuk u kërkohet më tu japin detyra shtëpie fëmijëve në tre shkallët e para të arsimit. Ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt në të tetën, detyrat do të jenë opsionale.

11 Prill 2024, 19:53 Nga E. D
Polonia heq detyrat e shtëpisë/ Gëzojnë nxënësit e
foto ilustruese

POLONI- Qeveria e re polake ka prezantuar një seri kufizimesh për detyrat e shtëpisë, në përpjekje për të modernizuar sistemin arsimor. Në kuadër të nismës, mësuesve nuk u kërkohet më tu japin detyra shtëpie fëmijëve në tre shkallët e para të arsimit. Ndërsa për nxënësit nga klasa e katërt në të tetën, detyrat do të jenë opsionale. Gjithashtu dekreti është mirëpritur nga nxënësit.

“Jam e lumtur sepse nuk më pëlqejnë shumë detyrat e shtëpisë dhe nuk kanë shumë kuptim sepse shumë nxënës në klasën time do t’i kopjojnë ato në mëngjes nga dikush që i ka bërë. Ose do të mund t’i marrin të zgjidhura nga interneti. Ndaj, nuk kanë kuptim”, tha një vajzë.

Por jo të gjithë janë të bindur nga rregullat e reja. Në radhët e mësuesve ka pasur dëshpërim.

“Mësuesit mendojnë se kjo ndodhi shumë shpejt, me shumë nxitim. Nuk u fol shumë dhe nuk pati shumë konsultime. Duhej bërë, por më parë duheshin pyetur mësuesit”, tha Slawomir Broniarz, shef i Sindikatës së Mësuesve Polakë.

Sistemi arsimor i Polonisë i është nënshtruar një seri reformash të kontestuara, me thuajse çdo qeveri që ka bërë ndryshime. Shpesh herë kjo qasje i ka lënë prindërit dhe mësuesit konfuzë dhe të dekurajuar.

poloni detyrat e shtëpisë

Sondazh

Poll