Bota

E rëndë/ Ranë në pus në tentativë për të shpëtuar një mace, humbin jetën 5 anëtarë të një familje

Në përpjekjen e tyre të rrezikshme për të shpëtuar kafshën, të pestë ndërruan jetë tragjikisht.

11 Prill 2024, 19:26 Nga E. D
E rëndë/ Ranë në pus në tentativë për të
foto nga vendngjarja

INDI- Pesë anëtarë të së njëjtës familje në Indi ranë në një pus të madh të kontaminuar për të shpëtuar një mace, por fati nuk ishte në anën e tyre. Në përpjekjen e tyre të rrezikshme për të shpëtuar kafshën, të pestë ndërruan jetë tragjikisht.

 Sipas raportimeve burrat e familjes Kale vdiqën të martën në mbrëmje pasi ranë njëri pas tjetrit në një pus në fshatin Wadki, Maharashtra, Indi, i cili përdorej si gropë mbetjesh biologjike. Gjithashtu macja kishte rënë në pusin e madh rreth orës 17:00 të së martës, ndërsa burrat e familjes vendosën të zbresin në pusin e kontaminuar për të shpëtuar macen.

Një nga anëtarët e familjes hyri i pari në pus përpara se katër të tjerë të ndiqnin, por në fund të gjithë u bllokuan, komenton botimi britanik. Të vdekurit janë 65-vjeçari Manik Kale, djali i tij 36-vjeçar Sandeep, 53-vjeçari Anil Kale, djali i tij Anil 28-vjeçar dhe i afërmi i tyre 36-vjeçar Babasaheb Gaikwad.

indi

Sondazh

Poll