Aktualitet

"Nuk mbaj mend asgjë, jam familjar"/ Reagon shqiptari i cili tentoi të përdhunojë 32-vjeçaren greke: Isha nën efektin e alkoolit

Ai pretendon se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë 32-vjeçaren.

11 Prill 2024, 17:44 Nga S.B
"Nuk mbaj mend asgjë, jam familjar"/ Reagon shqiptari i cili
pamje nga ngjarja

GREQI- 30-vjeçari shqiptar kërkoi falje për sulmin ndaj një 32-vjeçareje në një kafene në ishullin Simi, ku gruaja e denoncoi për tentativë përdhunimi. Ai pretendon se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë 32-vjeçaren.

“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari duke folur për Mega.

Ditën e djeshme Alpha publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan brenda lokalit të saj, duke e puthur pa dëshirë, ndërsa ajo tenton ta largojë. Gruaja dëgjohet në video teksa bërtet “largohu”, “më respekto”.

32-vjeçarja, duke përshkruar makthin që ka jetuar, theksoi: Mbylli derën e dyqanit, nuk më linte të dilja dhe më pas, thjesht, u përpoq në mënyrën e tij të më përqafonte, më puthi pa dëshirën time. Ai fliste në gjuhën e tij, nuk e kuptoja. Thjesht i thashë të dilte dhe të më linte të qetë.

Ajo shtoi: Kur isha poshtë, ai më goditi me shuplakë, në një moment godita kokën tek fikësja e zjarrit. Kam disa mavijosje në trup, buzët më janë fryrë.

32-vjeçarja ka arritur të njoftojë autoritetet. Në pamjen e policisë, 30-vjeçari ka reaguar dhe kur kanë tentuar ta arrestojnë i ka sulmuar. Më në fund kanë arritur ta imobilizojnë dhe t'i vënë prangat.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll