Bota

Eksplozivi në një makinë në Leposaviç, Sveçla: Në mungesë argumentesh Serbia kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e terrorizmit

Sveçla këtë e rast e ka cilësuar si tendencë të Serbisë për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

10 Prill 2024, 13:40 Nga N.F
Eksplozivi në një makinë në Leposaviç, Sveçla:
Makina në Leposaviç

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga makina në Leposaviç të cilës i ishte vendosur një mjet i pashpërthyer. Sveçla këtë e rast e ka cilësuar si tendencë të Serbisë për kontrollin e pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë.

Ai pohon se kërcënimeve, djegies së pronave, vendosjes së eksplozivit dhe rrezikimit të jetës por dhe shtypjes së atyre që mendojnë drejtë e ndryshe, i ka kaluar koha.

Sveçla më tej shkruan se zërat kundërshtarë në radhët e komunitetit po shtohen çdo ditë, për të çliruar qytetarët nga gangsterët dhe kuazi politikanët pro Serbi.

“Kur Serbia humbet betejat politike, në mungesë argumentesh kthehet te retorika luftnxitëse dhe aktet e dhunës deri në terrorizëm”, shkruan Sveçla.

kosove serbi svecla

Sondazh

Poll