Bota

"Nuk ka prova të mjaftueshme", Gjykata e Drejtësisë së BE-së merr vendimin: Të hiqen sanksionet ndaj dy miliarderë rusë, Mikhail Fridman dhe Petr Aven

Gjykata me qendër në Luksemburg vendosi se vendet e BE-së nuk kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar vendimin e tyre.

10 Prill 2024, 12:09 Nga N.F
"Nuk ka prova të mjaftueshme", Gjykata e Drejtësisë
 Mikhail Fridman dhe Petr Aven

RUSI- Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (GJED) vendosi sot se dy miliarderëve rusë, Mikhail Fridman dhe Petr Aven duhet të hiqen nga lista e sanksioneve të BE-së. Gjykata me qendër në Luksemburg vendosi se vendet e BE-së nuk kishin paraqitur prova të mjaftueshme për të justifikuar vendimin e tyre.

Në mënyrë të veçantë, gjykata njoftoi se Këshilli Evropian mund të ketë arsye për të treguar se Friedman dhe Aven kanë lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin por kjo nuk provon se të dy burrat mund të kenë mbështetur veprime ose politika kundër Ukrainës ose se ata kanë mbështetur financiarisht vendimmarrësit rusë.


Burimet financiare dhe asetet e burrave u ngrinë pas kufizimeve të vendosura nga Këshilli Evropian për pushtimin rus dhe për shkak të marrëdhënies së tyre me presidentin rus. Të dy burrat janë aksionarë kryesorë në konsorciumin Alfa Group, i cili përfshin bankën më të madhe private të Rusisë, Alfa Bank, dhe shitësin më të madh të ushqimit, X5 Retail Group.

Gjykata vendosi që miliarderët nuk duhej të përfshiheshin në listë nga shkurti i vitit 2022 deri në mars 2023. Vendet e BE-së kishin argumentuar se të dy miliarderët, si aksionarë të Alfa Group, ofruan mbështetje financiare për zyrtarët rusë pas sulmit në Ukrainë. Një vendim i BE-së në mars 2023 rivendosi masat kufizuese ndaj dy burrave, të cilët kanë apeluar kundër vendimit.

 

 mikhail fridman dhe petr aven sanskione be putin

Sondazh

Poll