Bota

E rrallë në Greqi, hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik, kryhet riti i faljes së Namazit

Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale, u rihap për të kryer ritin e faljes së Namazit.

10 Prill 2024, 09:06 Nga M.B
E rrallë në Greqi, hapet pas 102 vitesh xhamia në Selanik, kryhet
Selanik

GREQIA- Në Selanik të Greqisë është hapur pas 102 një xhami. Xhamia Yeni, e cila deri më sot ishte përdorur si hapësirë ​​ekspozite e Galerisë së Arteve komunale, u rihap sot. Autoritetet në Selanik e hapën xhaminë duke i dhënë mundësinë për të falur namazin besimtarëve myslimanë, të cilët sot festojnë Fiter Bajramin pas përfundimit të muajit të agjërimit.

Që në orët e para të mëngjesit, në xhami mbërrën një numër i madh besimtarësh për të falur namazin, ndërsa masat e policisë greke në zonë dhe perimetrin e objektit ishin shtuar. Oficerë policie qëndronin në hyrje të xhamisë duke kryer edhe kontrolle mes besimtarëve.

Vendimi i rrallë për Greqinë ortodokse, u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe lutja e parë filloi në orën 07:30, nga Imami egjiptian Taha Apdelgalil, shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të Xhamisë Islame të Athinës. Falaj e Namazit u krye në gjuhën arabe, më pas pati një predikim në arabisht dhe greqisht.

 

xhamine selanik

Sondazh

Poll