Aktualitet

VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Lushnjes në SPAK: U thirra për mos deklarimin e një pasurie

Mësohet se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj ish-zyrtarit të lartë, pasi dyshohet se Tushes i janë gjetur pasuri te fshehura në emër të personave të tjerë.

10 Prill 2024, 10:29 Nga M.B
VIDEO/ Ish-kryebashkiaku i Lushnjes në SPAK: U thirra për mos
Foto ilustruese

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe, është paraqitur në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij. Mësohet se SPAK ka nisur hetim pasuror ndaj ish-zyrtarit të lartë, pasi dyshohet se Tushes i janë gjetur pasuri te fshehura në emër të personave të tjerë. Pas daljes nga ambientet e SPAK, Tushe u shpreh se paraqitja e tij ishte për mos deklarimin e një pasurie.

 

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë.

Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhej si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë.

fatos tushe

Sondazh

Poll