Aktualitet

I shoqëruar nga avokati, ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe paraqitet në SPAK

Tushe është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij.

10 Prill 2024, 10:09 Nga M.B
I shoqëruar nga avokati, ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe paraqitet
Fatos Tushe

TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e SPAK. Tushe është parë të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme i shoqëruar nga avokati i tij. Ai përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Më 6 korrik 2021, ai u prangos në një operacion të SPAK bashkë me disa nga vartësit e tij, pasi u akuzua për shpërdorim detyre. Tenderi që i dogji zyrtarët e bashkisë Lushnje, ishte për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj me vlerë 24 milionë lekë.

Tenderi u fitua nga kompania EuroAlb shpk, që garoi me ofertën më të lartë, ndërsa punimet, fitimet dhe punën i bëri kompania e biznesmenit Ibrahim Lami. Në dosjen e SPAK, Lami përshkruhej si lidhje e ngushtë e Tushes dhe familjar i pronarit të EuroAlb shpk, Bujar Murati. Sipas SPAK, Lami dhe Murati i kanë ndarë paratë bashkë.

spak fatos tushe

Sondazh

Poll