Politike

Qeveria miraton marrëveshjen me Ukrainën: Familjarët e misioneve diplomatike mund të punësohen në Shqipëri

Në vendimin e qeverisë thuhet se ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore.

9 Prill 2024, 20:35 Nga M.B
Qeveria miraton marrëveshjen me Ukrainën: Familjarët e misioneve
Volodymyr Zelensky dhe Edi Rama


TIRANA- Anëtarët e familjeve të zyrtarëve të misioneve diplomatike dhe posteve konsullore të Ukrainës mund të punësohen në Shqipëri. Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me qeverinë e Ukrainës. Në vendimin e qeverisë thuhet se ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore.

“Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore”, thuhet në vendimin e qeverisë.

ukraina

Sondazh

Poll