Politike

Ambasadori i BE-së takon Dumanin: SPAK është lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të Bashkimit Europian

Në një postim në "X", zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka shkruar në lidhje me këtë takim ku është shprehur se SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së

9 Prill 2024, 20:09 Nga N.F
Ambasadori i BE-së takon Dumanin: SPAK është lojtar kyç
Gonzato dhe Dumani

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Në një postim në "X", zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka shkruar në lidhje me këtë takim ku është shprehur se SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së


“Duke hetuar dhe ngritur akuza për korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në progresin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së.

Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e tij dhe kisha kënaqësinë të prisja sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani dhe donatorët kryesorë për të identifikuar mënyrat për të vazhduar ndihmën ndaj SPAK-ut për të ndërtuar kapacitetet e tij”, thuhet në postim.

dumani gonzato be

Sondazh

Poll