Politike

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës, lihet në fuqi masa e arrestit shtëpiak për ish-kryeministrin

Berisha ndodhet prej 3 muajsh në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani” gjatë kohës kur ai ishte në detyrën e kryeministrit.

9 Prill 2024, 20:00 Nga N.F
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës, lihet në fuqi
Berisha


TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për heqjen e masës së sigurisë. GJL ka vendosur të lërë në fuqi masën ndaj Berishës, atë të arrestit shtëpiak. Berisha ndodhet prej 3 muajsh në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-klubit “Partizani” gjatë kohës kur ai ishte në detyrën e kryeministrit.

“Kolegji Penal, pasi shqyrtoi ne teresi dhe ne themel te gjitha shkaqet e parashtruara ne rekursin e paraqitur nga Z. Sali Berisha, vendosi: Lenien ne fuqi te vendimit nr. 15 date 25.01.2024,  te Gjykates se Apelit te Posaçëm per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.


Ish-kryeministri Sali Berisha nën hetim për korrupsion në lidhje me procedurën e privatizimit të ish-klubit Sportiv “Partizani” humbi betejën e radhës në përballjen me drejtësinë shqiptare.

 

berisha gjl rekurs

Sondazh

Poll