Bota

Katër të vrarë në sulmet ajrore ruse në veri dhe jug të Ukrainës

Guvernatori rajonal Ivan Fedorov tha se një sulm me raketë vrau tre persona dhe plagosi të paktën tetë të tjerë në qytetin jugor të Zaporizhzhia.

8 Prill 2024, 22:00 Nga E. D
Katër të vrarë në sulmet ajrore ruse në veri dhe jug
foto ilustruese

UKRAINË- Sulmet me raketa dhe bomba ruse të hënën vranë katër persona në jug dhe veri të Ukrainës, raportuan zyrtarët. Guvernatori rajonal Ivan Fedorov tha se një sulm me raketë vrau tre persona dhe plagosi të paktën tetë të tjerë në qytetin jugor të Zaporizhzhia. Ndërsa autoritete tha se një ndërtesë industriale, si dhe objekte mjekësore dhe arsimore u dëmtuan atje. Gjithashtu ata nuk e zbuluan natyrën e zonës industriale.

Më vete, autoritetet raportuan se katër bomba të drejtuara kishin goditur qytetin e Bilopillia në rajonin verior Sumy. Një grua u vra dhe të paktën tre persona të tjerë u plagosën në sulmin që dëmtoi dyqanet dhe një ndërtesë të këshillit të qytetit, tha administrata rajonale.

Të premten e kaluar, një tjetër zonë industriale në qytet u godit gjithashtu nga një sulm raketor rus, i cili dëmtoi ndërtesat e banimit dhe vrau katër persona. Trupat ruse kontrollojnë centralin bërthamor aty pranë Zaporizhzhia, më tej përgjatë lumit Dnipro në jugperëndim të qytetit, dhe kanë akuzuar Ukrainën për sulmin e centralit me sulme me dronë që nga java e kaluar.

lufta ukrain-rusi

Sondazh

Poll