Bota

VIDEOLAJM/ Pamjet nga Eklipsi në SHBA, Nasa jep drejtëpërdrejtë pamjet

Pamjet e drejtëpërdrejta tregojnë fenomenin hapësinor. 

8 Prill 2024, 20:02 Nga h.k
VIDEOLAJM/ Pamjet nga Eklipsi në SHBA, Nasa jep
Foto ilustruese

SHBA-Pamjet eklipsit në SHBA dhe Meksikë kanë pushtuar mediat e huaja pak minuta më parë. Pamjet e drejtëpërdrejta tregojnë fenomenin hapësinor. 

Hëna ka mbuluar diellin pasi eklipsi i pjesshëm ka nisur në Teksas dhe Meksikë. Qyteti turistik meksikan, Mazatlan, ishte vendi i parë kryesor për të parë eklipsin në Amerikën e Veriut.
Një eklips i pjesshëm u bë i dukshëm në Mazatlan rreth orës 10:35 të mëngjesit me kohën meksikane deri sa u bë eklips total rreth orës 11:07.

Mijëra njerëz u mblodhën përgjatë shëtitores bregdetare, duke u vendosur në shezllone me syze eklipsi ndërsa një orkestër luante tingujt e "Star Wars".
Në Teksas, eklipsi i parë i pjesshëm u bë i dukshëm rreth orës 12:59 me orën amerikane dhe rreth orës 13:32 u bë eklips i plotë.

 

eklipsi

Sondazh

Poll