Bota

Copëtoi partneren në 224 copa me thikë, dënohet me burgim të përjetshëm 28-vjeçari me çrregullime të spektrit të autizmit

Vrasësi Nicholas Metson pranoi se ishte ai që kreu vrasjen.

8 Prill 2024, 17:04 Nga S.B
Copëtoi partneren në 224 copa me thikë, dënohet me burgim
Nicholas dhe Holly

ANGLI- Një burrë 28-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm me një afat minimal prej 19 vitesh pasi theri me thikë partneren e tij 26-vjeçare në mars të vitit 2023. Ai e copëtoi partneren në më shumë se 200 copa dhe më pas i pagoi 50 paund një shoku për ta hedhur në një lum.

Krimi me protagonist një përbindësh të keq, siç u cilësua autori në gjykatë, ndodhi në Lincolnshire në lindje të Anglisë, ndërsa eshtrat e 26-vjeçares fatkeqe Holly Bramley u gjetën në lumin Widam. Vrasësi Nicholas Metson pranoi se ishte ai që kreu vrasjen.

Me tre vjet e tre muaj burg u dënua edhe shoku i tij, i cili ndihmoi në asgjësimin e trupit pothuajse një javë më vonë. Polumbarët e policisë zbuluan 224 mbetje të trupit të 26-vjeçares, të cilat autori i kishte mbajtur të fshehura më parë në banesën ku jetonin.

Çifti ishte martuar në vitin 2021, por ishin në prag të ndarjes kur Metson, i cili vuan nga çrregullimi i spektrit të autizmit (ASD), përfundoi duke e vrarë atë. Më 17 mars 2023, Metson goditi disa herë me thikë gruan e tij 26-vjeçare në dhomën e tyre të gjumit përpara se ta çonte në banjë, ku e copëtoi.

 

 

 

vrasje copetoi 200 here me thike partneren angli

Sondazh

Poll