Aktualitet

Aksident fatal në Itali, ndërron jetë 32-vjeçari shqiptar, plagosen 7 të tjerë

Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit tip “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.

8 Prill 2024, 08:25 Nga M.B
Aksident fatal në Itali, ndërron jetë 32-vjeçari shqiptar,
Foto nga vendi i ngjarjes

ITALIA- Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të rëndë mbrëmjen e së dielës në Brescia të Italisë. Viktima mësohet se është Ruben Wlodkowski, 32-vjeç me origjinë shqiptare i lindur në Peschiera, në provincën e Veronës. Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit tip “Porsche” që drejtonte për shkak të shpejtësisë së madhe, duke goditur disa makina të tjera.

Pas kësaj, mjeti është përplasur me një pemë. Mësohet se në automjet ndodhej edhe një grua, e cila ka mbetur e plagosur rëndë.

aksident itali

Sondazh

Poll