Bota

Ukraina: Rusia lëshoi 24 dronë sulmues gjatë natës

Mësohet se forcat ajrore shkatërruan 17 dronë Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia përdori në sulmin e saj, mbi rajonet e Odesa, Mykolaiv, Kirovohrad, Khmelnytskyi dhe Zhytomyr.

8 Prill 2024, 08:02 Nga M.B
Ukraina: Rusia lëshoi 24 dronë sulmues gjatë natës
Foto ilustruese

UKRAINA- Forcat ajrore ukrainase thanë sot se Rusia nisi mbi 20 dronë sulmues gjatë natës, duke synuar kryesisht infrastrukturën në jug dhe lindje të vendit. Mësohet se forcat ajrore shkatërruan 17 dronë Shahed të prodhuar nga Irani që Rusia përdori në sulmin e saj, mbi rajonet e Odesa, Mykolaiv, Kirovohrad, Khmelnytskyi dhe Zhytomyr. Një raketë ajrore e drejtuar nga Rusia Kh-59 u shkatërrua mbi rajonin e Dnipropetrovsk. Katër dronë u shkatërruan mbi rajonin jugor të Odesa-s, tha Oleh Kiper, guvernatori rajonal.

“Një objekt logjistik dhe transporti është dëmtuar. Një pikë karburanti u dëmtua gjithashtu nga rrënojat e një Shahed të rrëzuar. Nuk pati viktima", shtoi Kiper në Telegram. 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll