Bota

Ndikimi i Rusisë detyron Alabbar të shesë asetet e tij në Bjellorusi, një bashkëpunim me Kushner në Serbi në horizont

Alabbar ka arritur një marrëveshje paraprake për të shitur interesat e tij në një zhvillim të pronës shumë miliardë dollarëshe në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, përmes mjetit të tij investues 'Symphony Global Holdings', raporton Reuters.

8 Prill 2024, 07:37 Nga M.B
Ndikimi i Rusisë detyron Alabbar të shesë asetet e tij në
Jared Kushner dhe Mohamed Alabbar

BJELLORUSIA- Manjati nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, ka iniciuar shitjen e aseteve të pronave që ai zotëron në Bjellorusi, pasi po bashkëpunon me Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump, për një investim të mundshëm në Serbi. Alabbar ka arritur një marrëveshje paraprake për të shitur interesat e tij në një zhvillim të pronës shumë miliardë dollarëshe në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë, përmes mjetit të tij investues 'Symphony Global Holdings', raporton Reuters.

Largimi i Alabbar nga Bjellorusia vjen në mes të një bashkëpunimi të ri me Kushner, për të rizhvilluar një ndërtesë të selisë së ushtrisë jugosllave në Serbi në një kompleks rezidencial. Lidhur me Serbinë, miliarderi arab tha se ai i shikonte bashkëpunimet me Kushner pozitivisht dhe ishte shumë i emocionuar për më shumë zhvillime të nivelit të lartë në treg. 

Një burim pranë Kushner në Serbi tha se Alabbar ishte i përfshirë në rizhvillimin si këshilltar dhe ishte shumë herët për të thënë nëse Emiratet do të investonin gjithashtu në të. Nga ana tjetër, një zëdhënës i presidnetit bjellorus, Aleksander Lukashenkos, tha se marrëveshja paraprake e shitjes së Alabbar ishte "lajm për presidentin".

Planet e Kushner për të investuar në Serbi u shfaqën në mes të marsit kur një ligjvënës i opozitës, Aleksandar Jovanoviç, publikoi dokumente që tregonin se autoritetet serbe kishin përgatitur terrenin për një partneritet të pasurive të paluajtshme me biznesmenin amerikan. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, konfirmoi se në fakt, një partneritet ishte në diskutim.

I pyetur nga Reuters muajin e kaluar nëse projekti i Beogradit ishte lehtësuar nga lidhjet që ai bëri gjatë kohës së tij si këshilltar i Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, Kushner tha: "Askush nuk po më 'më jep' marrëveshje speciale".

jared kushner

Sondazh

Poll