Aktualitet

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Zbardhet ngjarja, 50-vjeçari i arrestuar tentoi të vrasë një 24-vjeçar

 Nga të shtënat nuk u dëmtua asnjë person. 

7 Prill 2024, 11:52 Nga r.ll
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër/ Zbardhet ngjarja,
foto ilustruese

SHKODËR- Është zbardhur konflikti i ndodhur pasditen e djeshme në Shkodër, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ndodhi në lagjen "Skënderbeg", ndërsa u vu në pranga një 50-vjeçar që tentoi të qëllonte me pistoletë një 24-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta. Nga të shtënat nuk u dëmtua asnjë person. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër

Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit ndërmjet 2 shtetasve, që ndodhi pasditen e djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, gjatë të cilit u qëllua me armë zjarri.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari që tentoi të vriste me armë zjarri 24-vjeçarin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas konfliktit ndërmjet shtetasve R. M. dhe M. Ç., që ndodhi rreth orës 16:00 të ditës së djeshme, në lagjen “Skënderbeg”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër lokalizuan, kapën dhe arrestuan shtetasin e përfshirë në konflikt M. Ç., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Nga hetimet dyshohet se 50-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Shkodër.

Nga e shtëna nuk u dëmtua asnjë shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

te shtena ne shkoder

Sondazh

Poll