Aktualitet

Temperaturat arrijnë deri në 30 gradë, mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit.

7 Prill 2024, 07:26 Nga r.ll
Temperaturat arrijnë deri në 30 gradë, mësoni parashikimin e
foto ilustruese

TIRANË- Territori Shqiptar do të paraqitet; nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herë pas- herëshme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 30°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

parashikimi i motit 7 prill 2024

Sondazh

Poll