Aktualitet

Të shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe kalim të paligjshëm të kufirit, përfundojnë në pranga 4 persona

Policia arrestoi 53-vjeçarin me iniciale A.SH i cili ishte shpallur në kërkin dhe dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit".

7 Prill 2024, 11:11 Nga E. D
Të shpallur në kërkim për dhunë në familje dhe
foto ilustruese

TIRANË- Arrestohen 4 persona në Tiranë për vepra penale të ndryshme. Policia arrestoi 53-vjeçarin me iniciale A.SH i cili ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit". Gjithashtu u arrestua 48-vjeçari me iniciale B.Rr për dhunë në familje. Ndërsa dy personat e tjerë u arrestuan pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. 

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim A. Sh., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale "Kalimi i paligjshëm i kufirit". Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin B. Rr., 48 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale "Dhuna në familje".

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit: A. R., 38 vjeç, banues në Kamëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur; F. B., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranës

Sondazh

Poll